Arritja e munguar… Napoli i thotë lamtumirën zyrtarisht Europës, pasi në Itali gaboi gjithçka që ishte për t’u gabuar. Dënohen nga një gol i tretë i tepërt në “San Paolo”, teksa sonte në Gjermani kanë fituar 2-0 falë golave të Zielinskit dhe Insinjes (nuk shënonte nga shtatori), duke iu afruar shumë përmbysjes së madhe.
Nuk vjen mrekullia në “Red Bull Arena”, përballë Lajpcigut të Hasenhutl, forca e katërt në Bundesligë. Këtë herë, djemtë e Sarrit luajtën mirë, edhe pse me rrotacion në formacion, si Hysaj në stol, i aktivizuar vetëm në minutën e 68-të në vend të Mario Ruit dhe në krah të majtë.