Edhe Partizani solidarizohet me Gjokën dhe dënon ngjarjen e Shkodrës

Ngjarja e Shkodrës, me agresionin ndaj Ernest Gjokës, ka tronditur opinionin sportiv në Shqipëri dhe të shumta kane qenë mesazhet e solidarizimit për trajnerin e Vllaznisë, i cili po përjeton një makth në Shkodër, sepse ka shkuar të punojë dhe po merret me shumë gjëra që nuk kanë lidhje me sportin.

Edhe klubi Partizani ka shprehur solidaritetin e vet, duke reaguar me një postim në faqen e vet zyrtare.

REAGIM

“Klubi i Futbollit Partizani nëpërmjet kësaj deklarate shpreh mbështetjen ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Trajnerit Ernest Gjoka, i cili është sulmuar sot fizikisht në përfundim të seancës stërvitore. Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të paprecedent që i ndodh trajnerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën. Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin aspak futbollit lojës më të dashur, veçanërisht kur prekin trajnerët, njerëzit të cilët ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre trajnimin në futboll”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online