Napoli “peng” i Hysajt, Interi ka një plan për Manajn

Lajme të shumta qarkullojnë për Elsid Hysajn, shkodranin e Napolit. Mbrojtësi i krahut të djathtë, sikurse raportohet në mediat italiane, tashmë e ka edhe një çmim: 60 milionë euro. Klubet jashtë Italisë kanë mundësin ta blejnë atë për 50 milionë deri më 5 korrik, kur edhe klauzola i zhvlerësohet për këtë merkato.

Sipas “SportItalia”, Napoli po shikon si mundësi për të afruar në ekip belgun Tomas Munier. PSG nuk e ka në plane 26-vjeçarin belg dhe afrimi i tij lidhet me shitjen e Elseid Hysajt. Nëse shkodrani transferohet te Çelsi, skuadra që deri më tani po ngulmon më shumë, atëherë do të jetë pikërisht Munier që do e zëvendësojë.

Ndërkohë, sa i takon Rei Manajt, Interi nuk po mendon që ta huazojë më. Italianët duan shitjen përfundimtare të sulmuesit. Albasete është klubi i fundit i interesuar për shërbimet e lushnjarit të Shqipërisë. Zikaltrit kërkojnë të arkëtojnë para dhe janë disa të rinjtë që do kenë të njëjtin fat si Manaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online