Fitorja 1-5 ndaj Austrisë na sjellë edhe lojtarit e Rapidit të Vienës, në listën e Shqipërisë pas triumfit historik

Fitorja historike për Shqipërinë U-21 në shifrat 1-5 ndaj Austrisë nuk na ka dhënë vetëm tre pikëshin e merituar dhe më shumë entuziazëm brenda Shpresave tona. Nga ana tjetër janë edhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Austri dhe kanë mëdyshjet e tyre për Kombëtaren që do të zgjedhin, që pas një ndeshje të atillë që u zhvillua në transfertë, afrohen edhe më tepër me kuqezinjtë.

Ky është edhe rasti i lojtarit të Rapidit të Vienës, mbrojtësit Adrian Hajdari. Futbollisti i rritur në akademinë e ekipit të njohur austriak ka debutuar në ekipin e parë vetëm në moshën 19-vjeçare. Për herë të parë është sjellë në listën e publikuar nga Alban Bushi gjatë ditës së sotme, për ndeshjet e ardhshme që do të ketë Shqipëria. Këtu ka ndikuar padiskutim edhe paraqitja fantastike e bërë nga kuqezinjtë tanë në transfertën e Austrisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online