Napoli mirëpret Ronaldon, Roma ironizon dhe Milano në heshtje totale

Kristiano Ronaldo në Serinë A, një luks dhe një përfitim për gjithë futbollin italian, që pak nga pak po sheh të kthehet në qendër të vëmendjes, pasi Juventusi po bën sforcime të mëdha për t’u kthyer në majën e Europës dhe klube si Interi, Napoli e Roma po investojnë mjaft mirë.

Ndërkaq, kalimi i Ronaldos te Juventusi ka shkaktuar një tërmet në Itali, pasi mediatikisht mbulimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe po ashtu interesimi  i tifozëve është maksimal.

Po klubet e tjera të Serisë A? Nuk është traditë që të urohen rivalët për merkaton, por gjithsesi presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis ka postuar në Twitter një mesazh domethënës: “Mirëseerdhe Ronaldo! Më shumë kripë e më shumë piper”.

Nga Roma ka komplimente për Ronaldon, si nga Toti, ashtu edhe trajneri Di Françesko, por ndërkohë faqja e klubit verdhekuq në Twitter, versioni anglez, bën atë që di të bëjë më mirë, ironi e hidhur: “Mbreti i Romës dhe GOAT, më i madhi i gjithë kohërave”, duke postuar fotot e Totit me… Mesin!

Në Milano asnjë reagim, por nuk kanë ç’të thonë. Interi është i zënë me merkaton, Milani është në kaos total, saqë nuk sheh më fare çfarë blejnë të tjerët.

Kevin-Prins Boateng dhuron një perlë në Twitter, pas firmës me Sasuolon: “Në fillim unë, tani Ronaldo. Seria A do jetë zjarr”.

Frozinone bën humor: “Mëkat, edhe ne ishim në garë për Ronaldon, por e mori Juventusi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online