Napoli ka kërkuar më tepër informacione për Armando Brojën. Ekipi italian po e ndjek me vëmendje situatën e sulmuesit shqiptar që ka shkëlqyer te Southamptoni në këtë sezon. Megjithatë do të jetë shumë e vështirë që ky lojtar të transferohet në Serinë A.
Dëshira e tij e madhe është që të rikthehet te Chelsea dhe Tuchel do t’ia japi një shans. Nga ana tjetër, media italiane raportojnë se Arsenali dhe Dortmundi janë gjithashtu të interesuara për Brojën duke i prishur jo pak punë Napolit. /Sport Ekspres/