Sezoni futbollistik është mbyllur në Itali dhe ekipet kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës tashmë. Napoli është një ndër klubet që duket se e ka filluar vrullshëm afatin kalimtar, teksa ditën e sotme pritet të zyrtarizojë blerjen e Xhovani Di Lorencos.
Mbrojtësi i djathtë është fotografuar pak momente më parë jashtë klinikës së klubit, ku edhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa më pas do të firmosë kontratën me klubin e ri. Shifrat e transferimit ende nuk janë bërë të ditura, teksa ky është një lajm i keq për Hysajn.
Mbrojtësi i Kombëtares sonë duket se merr shënja të qarta nga klubi, pasi Di Lorenco luan mbrojtës i djathtë, të njëjtin pozicion me shkodranin. Hysaj tashmë duket gjithnjë e më larg ekipit të kaltër.