Naingolan flet troç: Ikardi fantastik, por askush sipër Interit

Çështja e Mauro Ikardit ishte një ndër gjërat më negative të Interit të këtij sezoni. Pavarësisht se argjentinasi është rikthyer të luajë për zikaltrit, diskutimet ende vijojnë. Së fundmi, në lidhje me atë çështje ka folur edhe Raxha Naingolan, i cili është treguar i sinqertë me përgjigjet e tij.

“Çdokush në skuadër është i rëndësishëm dhe asnjë nuk është i pazëvendësueshëm. Mauro është një lojtar fantastik, por kemi edhe Lautaro Martinez, i cili bëri mirë kur iu dha shansi dhe është i destinuar që në të ardhmen të shkojë sa më lart. Shumë gjëra janë thënë. Nëse Ikardi ka problem me ndokënd, është pjesa e tij për t’i zgjidhur këto probleme dhe të mos lejojë që të dëmtojnë ekipin.”

“Mjaft tani. Ai është në stërvitje dhe i gatshëm, si gjithë të tjerët. Nëse ai vazhdon kështu dhe shënon gola është një lojtar i rëndësishëm për t’u pasur.”

“Spaleti e vuri fokusin e tij te grupi. I duhej ta zgjidhte situatën e krijuar dhe bëri më të mirën e mundshme. Edhe pse Spaleti më kërkoi të vija këtu, kur bëra gabim edhe mua mu desh të paguaja. Kështu funksionon për të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online