“Na jepni Saka dhe 50 milionë paundë”! Tifozët e Chelsea-t nuk ndalin së qeshuri për interesimin e Arsenalit mbi Armando Brojën

Vlera e Armando Brojës po njeh vetëm rritje në tregun e futbollit europian. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte ndaj Manchester City, por goli do të anulohej pasi gjendej në pozicion jashtë loje. Megjithatë ndaj Totenhemit goli ishte mëse i rregullt, në atë përmbysje të madhe të Southampton.

Prova e tretë e kaluar me sukses ishte ajo ndaj Manchester United, duke ia bërë jetën e vështirë Maguire dhe Varane. Menjëherë pas këtyre tre performancave është Arsenali që ka hyrë në garë për të marrë Brojën në verë.

Por çfarë mendojnë tifozët e Chelsea-t? Thjesht nuk mund të ndalojnë së qeshuri me reagimet e tyre në “Twitter”, duke i thënë Arsenalit se e kanë thuajse të pamundur për të nënshkruar me “xhevahirin” e tyre”.

“Keni më shumë shanse të merrni Lukakun se Brojën”.

“Shkëmbim me Saka dhe 50 milionë paund”

“Shkëmbim me Saka”

“Nëse Arsenali e do vërtet Brojën, le të na japi Saka dhe rreth 50 milionë paund”

“Na jepni Saka dhe Ramsdale që t’ju japim Brojën”

“Pyesni që të rikthehet Saka dhe Martineli, të mos hapin më gojën për Brojën”

“Nëse do iki në një vend tjetër Broja, do të ishte vetëm Southampton”

“Këta njerëz kanë marrë fund nëse mendojnë se ne do shesim Brojën”

“Nëse shesin Brojën te Arsenali, kemi marrë fund si klub. Nuk po them për ta shitur te Southampton apo klube të tilla, por jo te rivalët direkt, është jashtë llogjike”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online