Nxori nervat e Keidi Bares tek të tjerët, lojtari i Barcelonës kërkon falje për dy gishtat: Ishte tensioni, por kërkoj falje!

Në derbin e djeshëm mes Espanolit dhe Barcelonës situata ka dalë jo pak herë nga kontrolli. Një derbi që nisi i nxehtë që në minutën e 21, teksa Keidi Bare ndërhyn direkt në këmbët e Araujo. Fatmirësisht mesfushori shqiptar ia hodhi me kartonin e verdhë, ndërsa Araujo nuk mund të vazhdonte dot më ndeshjen në pjesën e dytë.

Mes protestave për një karton të kuq të padhënë për Baren, Araujo zgjodhi që ta vendoste vet “drejtësinë”. Teksa një prej lojtarëve të Espanjol po linte fushën e blertë, lojtari i Barcelonës shkoi për ta ngacmuar dhe u drejtua nga stoli i kundërshtarëve duke u treguar dy gishtat, për t’i thënë se vinin nga Kategoria e Dytë e Spanjës.

Në fundin e takimit ishte vetë Araujo që ka kërkuar falje. “Ne përpiqemi të jemi të respektueshëm, por tensioni dhe nervat ndonjëherë mund të ndikojnë tek ne dhe të na bëjnë të gabojmë. Por nëse diçka ka ndodhur, kërkojmë falje. Dua t’u kërkoj falje të gjithë njerëzve të Espanyolit për gjestin që bëra këtë mbrëmje. E gjithë kjo për shkak të tensionit gjatë një derbi po aq të diskutueshëm sa sot. Kjo është arsyeja pse nuk jam krenar për atë që ndodhi”, tha Araujo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online