Na ishte një herë kompleksi i Partizanit…

Të vjen keq për tifozerinë e Partizanit, realisht keq. Sa premtime janë bërë në këto vitet e fundit dhe gjendja është njësoj, nuk merr vesh i pari të fundit. Një ndër projektet më “eksitues” ishte kompleksi i klubit të kuq.

Një investim i shkëlqyer që u përkrah nga të gjithë. Partizani kishte mundësinë të kthehej në një superfuqi brenda Shqipërie, por dhe në Ballkan. Mund t’i krijonte vetes të gjitha kushtet dhe kishte mundësinë të krijonte një ekip model.

Kompleksi është vetëm një ëndërr e kohës së shkuar dhe duket se do të mbesë në atë nivel. Punimet kanë ngecur dhe nuk dihet nëse do të rinisin më. Fjalët i ka marrë era, ashtu si premtimet, ndërsa bari ka mbirë në çdo cep. Punimet e deritanishme janë prishur dhe tifozët e “demave” duhet të ëndërrojnë sërish për një kompleks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online