Muzaka: Për ne të gjithë kundërshtarët janë njësoj

 

Gjergji Muzaka ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League-s për Skënderbeun. Mesfushori kryeqytetas nën urdhrat e trajnerit Daja po bën mjaft mirë dhe besimi që tekniku ka të 32-vjeçari është mjaft i madh. Muzaka nisi duke folur fillimisht rreth skeptikëve, të cilët i fton që ta ndjekin në fushën e lojës.

“Unë mbetem gjithnjë i njëjti. Kudo ku kam qenë jam përpjekur të jap më të mirën time. Përgjigjen për kritikët  unë nuk do ta jap me fjalë, por në fushë ashtu si çdo lojtarë që e ka këtë mundësi. Më vjen mirë që kam mundësi ta tregoj veten aty ku duhet”.

Vëmendja më pas zhvendoset te ndeshja me Partizanin, me mesfushorin e korçarëve që i vlerëson maksimalisht “të kuqtë”. Mes Europës dhe kampionatit? Muzaka e bën të qartë se kampionati është objektivi kryesor i Skënderbeut.

“Normalisht që në radhë të parë është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin, së sa në aspektin personal. Kemi bërë gjithçka mirë në Europë, por të gjithë e dinë se kampionati është diçka tjetër. Jemi të fokusuar. Prioriteti ynë është kampionati, pasi duam që të vazhdojmë të bëjmë mirë  dhe ta vendosim sa më shpejt autoritetin e skuadrës. Sa i përket cilësisë  te Partizani nuk mund të flas, pasi ka pasur largime të rëndësishme, po ashtu dhe afrime shumë cilësore. Nuk do të flas më shumë për Partizanin. Ne çdo kundërshtar, pavarësisht emrit dhe lojtarëve që kemi përballë e vlerësojmë njësoj dhe përpiqemi që të marrim maksimumin çdo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *