Vedat Muriqi ka gjetur golin e parë më ekipin e Rizesporit. 24 vjeçari u transferua këtë sezon tek klubi i ngjitur në Superligën turke dhe me golin e tij, i ka dhënë barazimin ekipit në ndeshjen përballë Akhisarit. Sulmuesi i Kosovës kaloi Rizesporin në avantazh në minutën e 28’. Paraguaiani Samudio shmangu portierin, pas një zbritje të shpejtë dhe pasoi për Muriqin, i cili shënoi me portën e boshatisur.
Për fat të keq, Rizespori, nuk arriti do të dilte nga transferta me tri pikët. Vendasit barazuan pak minuta më vonë, dhe rezultati qëndroi i njëjtë deri në fund të takimit, edhe pse Akhisarispori luajti gjatë të gjithë pjesës së dytë me 10 lojtarë.
Muriqi numëron 5 ndeshje dhe 1 gol të shënuar me shpresat e Shqipërisë, por që nga viti 2016, ai aktivizohet me Kosovën, më të cilët ka shënuar dy gola në 9 ndeshje të zhvilluara.