Murinjo qau për finalen e Tiranës, Zeman tallet: Është një kupë e re për vendet e pazhvilluara të futbollit

Roma ka siguruar finalen e Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Fejnordin në 25 maj në “Air Albania“. Mbërritja deri në fund e verdhekuqve ka bërë që Zhoze Murinjo të derdhi lot në “Olimpiko”, duke treguar kështu rëndësinë që kishte ky objektiv për të.

Por, nëse “special one” derdh lot për Ligën e Konferencës, ka të tjerë që qeshin me këtë kompeticion. I tillë është Zemani, i cili tallet me nivelin e këtij turneu. Trajneri i Foxhas shprehet se kjo është një kupë për vendet e pazhvilluara të futbollit, pavarësisht se në këtë kompeticion kemi parë klube si Roma, Marseja, Fejdordi, Leiçesteri etj.

“A e çoi Murinjo Romën në finalen e Ligës së Konferencës? Është një shenjë se çfarë është ky kompeticion. Është një turne i nivelit të ulët, një kupë e re ku luajnë vendet e pazhvilluara të futbollit, edhe nëse ka pasur ekipet e mëdha”, ka thënë Zdenek Zeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online