VIDEO/ Ku shkoi thjeshtësia…Benzema? Levante i bën tunelin e përshëndetjes kampionëve, francezi ecën me kokën lartë dhe nuk i interesojnë rivalët

Ku shkoi thjeshtësia…Benzema? Kjo është pyetja e ngritur në mbrëmjen e sotme. Pasi Atletiko Madridi nuk e përtypi dot që rivali i përjetshëm të fitonte titullin kampion dhe nuk i bëri tunelin e përshëndetjes, të njëjtën gjë nuk e përsëriti Levante.

Këta të fundit u treguan xhentëlmen të vërtetë teksa bën tunelin dhe respektuan traditën, duke duartrokitur Realin e Madridit para se të hynte në fushë. Mirëpo jo pak befasues ishte reagimi i lojtarëve madrilen, për ta nisur nga kapiteni i tyre, Benzema.

Me kokën lartë dhe aspak i interesuar për rivalët, francezi nuk e çoi ndërmend për të kthyer përshëndetjen dhe falënderimet për lojtarëve e Levantes, sa i përket pritjes që i bën madrilenëve. Megjithatë ishin disa lojtarë të Realit që falënderuan kundërshtarët e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online