Zhoze Murinjo është në një moment të vështirë, kjo për faktin se rezultatet tek Mançester Junajtiut janë shumë larg pritshmërive të drejtuesve. E ardhmja e tij është vënë jo pak në pikëpyetje, por suksesi ndaj Njukasëllit duket se ka sjellë qetësi për momentin.
Gjithsesi, Murinjo duket se i ka harrua problemet dhe dje është parë në Mal të Zi, ku ka ndjekur ndeshjen e Ligës së Kombeve mes skuadrës vendase dhe Serbisë. Nuk ishte thjeshtë një vizitë e rastësishme, pasi portugezi duket se e ka vënë syrin tek lojtari që do tentojë të afrojë në skuadrën e tij në janar, gjithnjë nëse do të jetë pjesë e skuadrës vetë.
Murinjo kishte udhëtuar për të parë nga afër Milinkoviç-Saviç, i cili në merkaton e verës ishte një ndër më të kërkuarit. Edhe Junajtid duket se do të futet në garë për të siguruar shërbimet e serbit, i cili ishte protagonist edhe në sfidën e mbrëmshme. Lacio dhe Tare bëhen gati për të kryer një tjetër transferim të bujshëm.