Mançester Junajtid zhvillon ditën e sotme një transfertë mjaft të vështirë në fushën e surprizës Bornmuth. Ndeshja që do të luhet është e vlefshme për javën e 11-të të Premier Ligës. Pak përpara se të niste takimi, te Junajtid ra në sy mos përfshirja e Romelo Lukakut. Belgu vuan një dëmtim, por me sa duket koha e rikuperimit do të zgjasë më shumë nga çfarë pritej fillimisht.
Mançesteri do të luajë në mesjavë një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Juventusit në transfertë dhe prania e sulmuesit belg është vënë shumë në pikëpyetje. Në rast mos rikuperimi do të jetë një mungesë me mjaft peshë ajo e Lukakut edhe pse sulmuesi nuk është shfaqur në formën e duhur në këtë fillim sezoni.
Junajtid momentalisht e sheh veten në vendin e tetë të renditjes së Premier Ligë, me 17 pikë të grumbulluara pas dhjetë javësh të luajtura. Ndërkohë, në Champions “djajtë e kuq” kanë grumbulluar katër pikë pas tre ndeshjesh, duke u pozicionuar në vendin e dytë në grup.