Murinjo i emocionon të gjithë me deklaratën për Eriksen: Edhe Zoti po shihte futboll…

0

Murinjo ka folur për rastin e mesfushorit të Danimarkës, Eriksen, që është rrëzuar pa ndjenja në përballjen ndaj Finlandës. Kjo ishte ngjarja që shokoi botën e futbollit, por fatmirësisht lojtari ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Tekniku portugez që e njeh mjaft mirë Eriksen është shumë i lidhur emocionalisht me të dhe nuk mund ta harrojë kurrsesi kaq lehtë gjithçka ndodhi. Por mes fjalëve të thëna, portugezi është shprehur se edhe Zoti po shihte futboll që e bëri Eriksenin të shpëtonte paq.

“Nuk kam ndaluar së menduari për atë që ndodhi dje. Fatmirësisht futbolli ka përparuar në pjesën e organizimit, protokollit dhe nivelit të doktorëve e specialistëve. Unë besoj se Zoti ishte duke parë futboll në atë moment. Të gjithë bashkë kemi bërë të mundur që Eriksen të jetë me ne, me familjen e tij dhe të jetë gjallë”, ka thënë Murinjo. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.