“Danimarkë-Finlandë ishte e trukuar“, Nevil Dede nuk e ka të qartë: Kur doli edhe kapiteni, nuk e pashë me ndeshjen

0

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finaldës tërhoqi vëmendjen e gjithë botës së futbollit për shkak të panikut të shkaktuar nga Eriksen. Në këtë moment nuk mund të flitej më gjatë për futboll, por përpos kësaj në fund u vendos që ndeshja të riluhej përsëri. Një vendim ky që ka çuditur ish-futbollistin shqiptar, Nevil Dede. Ky i fundit është i ftuar në emisionin “Euro Zone” në “MCN TV”, ku hedh dyshime edhe për një trukim të këtij derbi nordik.

“Ndeshja Danimarkë-Finlandë ishte e trukuar për mua. Si u vendos për vazhdimin e ndeshjes? Ka pasur kundërshti! Kapiteni i skuadrës u tha se nuk ishte në gjendje për të vazhduar dhe prandaj u zëvendësua. Kapiteni i skuadrës është ai që vendos për vazhdimin ose jo të ndeshjes. Nëse ai del për vete nga loja, atëherë kjo tregon se rasti është kontrovers. Unë nuk e pash vazhdimin e ndeshjes më pas asaj që ndodhi me Eriksenin, besoj si gjysma e njerëzve që e kanë lënë ndeshjen në mes “, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.