Murinjo dhe mëkatet e së shkuarës: Mashtrova UEFA-n, por rrezikova jetën!

Zhoze Murinjo është pa ekip për momentin, por nuk është me pushime, sepse ka nisur punë si opinionist për një kohë të shkurtër në beIN Sports.

Aty, ndër të tjera, Murinjo ka rrëfyer edhe histori të vjetra dhe të pazbuluara kurrë, si ajo e daljes nga Stamford Bridge në një kosh rrobash të palara, në vitin 2005, në një ndeshje të Champions League.

Për herë të parë trajneri portugez ka folur për atë histori, duke konfirmuar gjithçka dhe duke zbuluar se rrezikoi seriozisht jetën.

Ishte sezoni i tij i parë në drejtimin e Çelsit dhe Murinjo ishte peziulluar nga UEFA për disa komente ndaj arbitrit Anders Frisk pas një fitoreje kundër Barcelonës.

Problemi është se plani për pak sa nuk u bë një tragjedi historike: “Shkova në dhomat e zhveshjes gjatë ditës dhe qëndrova për disa orë, nga mesdita deri në 7 të mbrëmjes, pasi dojë të prisja lojtarët kur të futeshin“, tregon Murinjo.

U futa dhe nuk më pak askush, problemi ishte si të dilja. Steëart Bannister, personi që merret me mirëmbajtjen e uniformave dhe rrobat e palara, më futi në koshin ku i trapnsportonte ajo. Koshi ishte paksa i hapur, që të merrja frymë, por kur dolëm nga dhomat e zhveshjes, zyrtarët e UEFA-s po më kërkonin në çdo cep, ndaj Bannister e mbylli koshin dhe nuk kisha më ajër!

“Kur e hapi kutinë, isha duke vdekur! E kam seriozisht! Jam klaustrofobik, ju betohem! Është histori e vërtetë!”.

Çelsi e eliminoi Bajernin, duke u ndalur në gjysmëfinale nga Liverpuli, ndërsa klubi mohoi me vendosmëri aludimet se Murinjo kishte shkelur rregullat, duke sulmuar mediat se nxirrnin lajme të tilla për të krijuar tension te Çelsi.

0_Chelseas-coach-Mourinho-watches-his-team-train-at-Munichs-Olympic-stadium.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *