Zhoze Murinjo është një njeri i dorëzuar, e sheh se nuk ka çfarë të përmirësojë tek Mançester Junajtid dhe thjesht ankohet, çdo javë.
Edhe pas humbjes në ndeshjen pa ndonjë vlerë në Valencia trajneri portugez akuzoi skuadrën e tij për mungesë intensiteti dhe përqendrimi, ndërsa thumboi disa nga yjet e ekipit, të cilët i zëvendësoi gjatë ndeshjes.
"We scored two goals…"
"But instead of winning 2-1, we lost 2-1!"
Yep, that's how own goals work ?
Jose Mourinho believes a lack of intensity cost his team tonight. pic.twitter.com/0ye2XVlcum
— Football on TNT Sports (@footballontnt) December 12, 2018
“Ne shënuam dy herë, por humbëm, në vend që të fitonim. Përtej shakave, luajtëm një pjesë të parë të dobët dhe pasive, ndërsa në të dytën ishim më mirë, por pa ambicie dhe pa intensitet në lojë”, tha Murinjo.
Portugezi bëri ndërrime në pjesën e dytë, me Rashford në vend të Fred dhe më pas me Lingard në vend të Lukakut. Pikërisht për këto ndërrime Mou lëshoi një deklaratë që ngjan si kritikë e hapur për dy titullarët: “Bëra dy ndërrime dhe skuadra ndryshoi fytyrë, luajtëm më mirë dhe krijuam raste të pastra, mund të barazonim në disa momente”.