Mungojnë tifozët, Kukësi mendon të ndryshojë stadium… përsëri!

Tifozët. Pjesa më e bukur e futbollit. Ata për të cilët luhet ky sport. Ata që dinë të krijojnë atmosferë në stadiume dhe që mund të kthejnë në spektakël edhe një ndeshje jo të nivelit të lart. Në sezonin aktual, mungesën e tifozëve po e vuan mbi të gjithë Kukësi. Nënkampionët e Shqipërisë u detyruan të luajnë larg “Zeqir Ymerit”, në pritje që të ndërtohet një stadium i ri.

Sezonin e nisën në “Loro Boriçi” gjatë angazhimeve në Champions League ndaj Valetës dhe Karabakut, ndërsa ndeshjen e Europa League ndaj Torpedo Kutaisit e luajtën në “Elbasan Arena”. Aty nisën edhe javën e parë të kampionatit, deri sa u detyruan të rikthehen në Shkodër, prej ndeshjes së Kombëtares me Izraelin.

Duke nisur nga data 2 shtator, në përballjen e fituar me Tiranën, verilindorët luajnë sërish në Shkodër. Megjithatë, “SuperSport” raporton se te Kukësi po mendojnë të ndryshojnë sërish stadium. Mungesa e tifozëve ka bërë që drejtuesit e klubit ta afrojnë ekipin me zonat e banuara nga kuksianet. Në këtë aspekt, stadiumi i Kamzës do të ishte zgjedhja ideale.

Në Bashkinë në periferi të kryeqytetit jetojnë shumë kuksianë dhe sezoni i fundit e konfirmoi: në ndeshjet ndaj Kamzës, në stadium kishte më tepër mbështetës të Kukësit. Spostimi i ndeshjeve në stadiumin e Kamzës do të garantonte mbështetjen e munguar nga tribunat, por ekzistojnë disa pengesa.

Nga akordi me klubin vendas për stadiumin, te kalendari. Kamza dhe Kukësi luajnë të dyja si pritëse, të paktën deri në fillim të nëntorit, në javën e nëntë të Kategorisë Superiore. Ajo është koha kur verilindorët mund të shfrytëzojnë stadiumin e ekipit të drejtuar nga Klodian Duro. Por, edhe kjo periudhë është e kufizuar, pasi në fillim të muajit dhjetor, në javën e 14-të, të dyja skuadrat luajnë si pritëse.

One thought on “Mungojnë tifozët, Kukësi mendon të ndryshojë stadium… përsëri!

  1. Shume mire do te jete. Eshte krehtesisht normale qe edhe stadiumin e ri kukesi ta ndertoje pikerisht atje. Do te kete me shume ndeshje derbi kryeqyteti dhe kjo do te rrite edhe nr e tifozeve. Kukesi i tiranes vs Kamza e tiranes. Tashme justifikohet edhe investimi per stadium te ri… Tirona e tiranes vs Kukesi i tiranes… Ska nevoje per asnje koment me teper….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online