Përgjaket “klasikja” meksikane, skena “horror” përpara ndeshjes

Skena të tmerrshme kanë ndodhur përpara fillimit të “klasikes” meksikane midis Tigres dhe Monterrei. Klasikja e 117-të midis dy klubeve legjendë në Meksikë duket se mori nota tragjike teksa tifozët e dy klubeve janë përleshur me njëri-tjetrin. Një tifoz i Tigres thuhet se është në gjendje të rëndë.

Skena me të vërtetë që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin, teksa në një nga videot gjithashtu shihet se një tifoz i ekipit të Monterrei tenton të marrë para tifozët e Tigres teksa nget makinën. Është diçka me të vërtetë e trishtë, që kemi të tilla ndodhi dhe në ditët e sotme për një ndeshje futbolli.

Ndërkohë për sa i përket ndeshjes, e cila dhe u mendua të shtyhej për një moment nga incidentet, skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Një barazim që nuk i hyn në punë asnjë prej ekipeve të cilat i largohen kreut të renditjes, por vijojnë të qëndrojnë në zonën “play-off”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online