Mungojnë në stërvitje, Bylisi bën gati masa të ashpra për 3 titullarë

Ntefe, Limaj dhe Vatnikaj kanë shkelur lejen. Klubi bën gati ndëshkimet e rënda

Erjon Saliu

Bylisi ka nisur stërvitjen dhe sot në Ballsh pritet që të mbërrijë edhe trajneri Marselo Troisi, i cili do të trajnojë dhe drejtojë skuadrën mallakastriote në pjesën e mbetur të garës. Në fakt, lojtarët që janë grumbulluar po stërviten me intensitet nën drejtimin e dyshes, Çuko-Miço, por vihen re tre mungesa të lojtarëve titullarë, të cilët sipas klubit kanë shkelur lejen dhe duhet që të ishin në Ballsh që në ditët e para të stërvitjes. Fjala është për kosovarin Vesel Limaj, sulmuesin Jurgen Vatnikaj si dhe nigerianin Frenki Ntefe. Të tre lojtarët kanë shkelur pa justifikim rregulloren e brendshme të klubit dhe presidenca ka vendosur që të marrë masa, duke pasur parasysh edhe faktin se i ka qëndruar shumë korrekte. “Tre lojtarët, Vesel Limaj, Jurgen Vatnikaj por edhe nigeriani Franki Ntefe, duhet që të ishin në stërvitje. Klubi iu ka dhënë leje për festat e fundvitit, por ata po shkelin lejen dhe nuk janë paraqitur në stërvitje. Ndaj edhe klubi do të vendosë që të marrë masa të ashpra, sipas rregullores së brendshme, por edhe parashikimeve të kontratës. Është e patolerueshme, që ne u qëndrojmë korrekt lojtarëve dhe ata sillen në mënyrë joprofesionale. Këtë nuk ua lejojmë askujt, qofshin ata shqiptarë apo dhe të huaj. Bylisi është një klub profesionist dhe ndaj lojtarëve në fjalë do të aplikohen masat më të rënda, duke qenë se dita ditës thyejnë rregulloren dhe nuk paraqiten në stërvitje, aq më tepër që janë edhe lojtarë titullarë”, – ka qenë reagimi i klubit dje enkas për “Sport Ekspres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online