Lila II është pak, Agim Zeka huazohet në Portugali

0

Agim Zeka do të luajë deri në verë në divizionin e dytë portugez, te Varzimi. Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare U-19 është dhënë në huazim nga Lila, klubi që e bleu para një viti nga Skënderbeu.

Që atëherë Zeka ka luajtur në divizionin e katërt me Lilën II, ekipin e rezervave, duke shënuar gola në 20 ndeshje, por natyrisht niveli në atë kategori është i ulët dhe Zeka ka nevojë të luajë futboll profesionist, ndaj është arritur marrëveshja për të shkuar te Varzimi, skuadër që po lufton për mbijetesë në divizionin e dytë portugez dhe ka nevojë për lojtarë me cilësi në aspektin ofensiv.

Sapo kam mbërritur, por grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer. E di situatën aktuale të Varzimit dhe kam ardhur të jap ndihmën time për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje. Shpresoj të jap ndihmën time dhe do të jap 100%-shin tim”, deklaroi Zeka pas prezantimit të sotëm në klubin e ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.