Mungesa të rëndësishme te Partizani në derbi, nuk duhet të llogaritet as Ergys Kaçe

0

Partizani do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Tiranës. Të kuqtë kërkojnë me patjetër fitoren e parë në javën e gjashtë të kampionatit, ndërsa deri tani nuk ka arritur ende që të marrë tre pikë në 90 minuta.

Ekipi i Dajës do të kërkojë triumfin ndaj Tiranës së Shehit, por me disa mungesa të rëndësishme. Ergys Kaçe nuk pritet që të jetë gati në këtë takim. Mesfushori i ardhur me bujë kishte shqetësime edhe para ndeshjes me Kukësin, ndërsa drejtuesit kanë vendosur që të mos rrezikojnë më tepër edhe në derbi.

Nga krahu tjetër Cardoso është mësuar se do të mungojë deri në fundin e vitit pas dëmtimit të fundit që ka pësuar me Kukësin. Gjithashtu shqetësime ka pasur edhe Tedi Cara, ndërsa pritet që të vlerësohej gjendja e tij para ndeshjes. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.