“Dukej si në biçikletë dhe rivali në Moto GP”, Mourinho i jep largimin Kumbullës nga Roma: Jemi për Vatikan që të lutemi me këto rezerva

Mourinho i ka dhënë goditjen fatale Marash Kumbullës që nëse deri tani mund ta shihte fushën e blertë në pak takime në “Europa League”, në të ardhmen do të qëndrojë në stol për një kohë shumë të gjatë. Merkato e janarit do të jetë shpëtimi i vetëm për mbrojtësin shqiptar që të largohet dhe të gjej një ekip të ri ku t’i besojnë si te Verona.

Në ditën e sotme Roma humbi në transfertë 6-1 ndaj Bodo Glimt. Mourinho i kishte besuar disa futbollistëve të stolit dhe menjëherë pas ndeshjes, në mënyrën siç di portugezi, hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe fajësoi lojtarët.

“Është përgjegjësia ime, po. Është përgjegjësia ime që zgjodha të luaj me këta futbollistë sot. Nëse do të ishim me ekipin e parë, do të ishin dëmtuar lojtarët dhe do të pësonim pesë gola me Napolin në kampionat. Ishte gjithçka e bërë gabim nga mua. Kur unë thashë para katër javësh që ne jemi për të shkuar në Vatikan që të lutemi të mos kemi dëmtime, e dija shumë mirë se për çfarë po flisja”, tha Mourinho.

Gjithashtu portugezi ka ironizuar me Marash Kumbullën që gaboi fatalisht në golin e katërt, atje ku Solbakken e la mbrapa në vrapim. “Unë nuk i nënvlerësoj rivalët kundërshtar, e dija se ishin rival i fortë, por mesa duket i paskam mbivlerësuar lojtarët e mi. Dukej sikur Solbakken ishte në Moto GP me mjetin e tij për të garuar dhe lojtarët tanë po paraqiteshin me biçikletë. Por nuk ka problem, Mancini do të jetë gati për ndeshjen tjetër që të merret me Solbakken”, u shpreh Mourinho. Të gjitha këto fjalë i adresohen Kumbullës dhe kështu portugezi paralajmëron se edhe në Europa League do t’i besojë dyshes Mancini-Ibanez. /Sport Ekspres/

Bëhuni pjesë e grupit të “Sport Ekspres” në Facebook dhe jepi jehonë mendimit tënd https://www.facebook.com/groups/1042706996548057

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online