Muguna “zbulon” Shqipërinë në Kenia: Ju tregoj ndryshimet!

Zakonisht jemi mësuar që lojtarët e huaj që ikin nga Shqipëria të akuzojnë e të flasin keq për eksperiencën e tyre në vendin tonë, por ndodh ndryshe me kenianin Keneth Muguna. Mesfushori u ble në janar nga Tirana, ndërkohë që tanimë është gati të nënshkruajë me Gor Mahian, ish-klubin e tij.

“Ajo që dhashë unë para se të shkoj te Tirana i përket së shkuarës dhe tani duhet të punoj shumë për të shkruar një histori të re në këtë klub. Jam stërvitur në Buruburu dhe kam mbajtur disiplinën e atletëve. Por duke qenë jashtë futbollit për më shumë se një muaj do të thotë që duhet të punoj shumë për të qenë në formën më të mirë sërish. Deri në kohën kur fillon sezoni i ri duhet të jem Muguna i vërtetë”, është shprehur Muguna për “Citizien Digital”.

Më tej tregon për eksperiencën në Shqipëri me Tiranën. “Mësova shumë, mësimet shkojnë përtej jetës sime në futboll. Është një strukturë krejtësisht e ndryshme në të gjithë standardet, duke përfshirë kulturën dhe stilin e lojës. Largimi nga shtëpia të jep mësime që nuk mund t’i merrni në klubet lokale, me gjithë respektin për to. Shpresoj që eksperienca të më bëjë mua një njeri dhe një lojtar më të mirë pas këtij rikthimi në shtëpi”.

Në fund bën edhe një krahasim të futbollit shqiptar dhe atij kenian. “Nuk janë lojtarët që janë shumë ndryshe nga ne këtu në Afrikë, janë investimet që bëhen në sport gjithandej. Për shembull, shumica e klubeve atje kanë stadiumin e tyre dhe fushat stërvitore. Kanë hotele për ekipet e tyre, uniforma dhe pajisje dhe, disa gjëra që e lehtësojnë aspektin e lojës dhe të stërvitjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online