Muçi heroi që i solli festën, menaxheri me mesazh për Tiranën: Je luan, i tregove atyre që meriton më shumë

Ernest Muçi ishte heroi i Tiranës mbrëmjen e djeshme. Me golin e tij fantastik në minutën e 92-të talenti 19-vjeçar nxorri nga situata bardheblutë në derbin kundër rivalëve të përjetshëm, Partizanit. Pak kohë në fushë i mjaftoi për të vendorur baraspeshën, duke heshtur kështu “të kuqtë“ por duke ndezur festën në krahun tjetër, atë të Tiranës.

Edhe menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti, ka reaguar pas golit të Ernest Muçit. “I tregove atyre se meriton më shumë, që je një luan i cili nuk dorëzohet kurrë”, ka në qenë fjalët e Qormemetit në llogarinë e tij në “Instagram”.

Një mesazh ky që shkon për klubin e Tiranës. Kjo pasi edhe pse ka arritur të shënojë sa herë i është dhënë mundësia, Muçi nuk ka qenë zgjedhja e Egbosë në majën e sulmit, teksa vendin e titullarit ia beson gjithnjë Ngosë. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online