“Humbje për futbollin shqiptar mosprezenca jote“, Osmani i përgjigjet drejtorit të Vllanisë: Nga të paktët që merr vesh nga futbolli

0

Tirana barazoi mbrëmjen e djeshme në frymën e fundit falë talentit Ernest Muçi në derbin kundër Partizanit. Tefik Osmani do të mungonte sërish edhe në këtë takim. Mbrojtësi i bardhebluve nuk po gjen hapësirat e duhura me trajnerin e Egbo, duke bërë që të mos jetë i pranishëm në fushën e lojës. Megjithëse nuk ishte protagonist në ndeshje, Osmani ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një foto të tijën nga “Air Albania” në rrjetet sociale, ku ka marrë edhe komentin e drejtorit të Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani.

“Është humbje për futbollin shqiptar mos prezenca jote në fushë”, ishin fjalët e shkruara nga Hasani. E nuk ka vonuar edhe përgjigja nga mbrojtësi bardheblu, që njihet edhe për shprehjet e tij jashtë fushës së blertë. “Je nga të paktët që merr vesh nga futbolli”, shkruan Tefik Osmani, duke aprovuar kështu mendimin e drejtorit të Akademisë së Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.