“Atalanta? Si të shkosh te dentisti”! Trajneri i Juventusit përdor shprehjen e Guardiolës

0

Juventusi do të përballet ndaj Atalantës në takimin e vlefshëm për Seria A. Një përballje ku bardhezinjtë do të hasin shumë vështirësi pasi luajnë ndaj ekipit të Bergamos që ka marrë shumë fitore radhazi.

Si do të jetë ndeshja e sotme? Trajneri Sarri e ka gjithçka të qartë: “Do të luajmë ndaj një kundërshtari që ka bërë mirë për një kohë të gjatë, kundër të gjithëve. Po përdor shprehjen e Guardiolës, është njësoj si të shkosh te dentisti. Pavarësisht se ndaj Atalantës gjithçka mund të shkojë mirë, por prapë do të lërë një shije të keqe”, u shpreh Sarri. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.