Nëse Ole Gunar Solskjaer do të kishte nisur sezonin si trajner i Mançester Junajtid, ekipi i tij do të ishte me shumë mundësi duke garuar me Liverpulin, Mançester Sitin dhe Totenhemin për fitimin e titullit kampion. Kjo nuk është e sigurt, por trajneri norvegjez ka arritur 7 fitore dhe një barazim në tetë ndeshjet e kampionatit që drejton “Djajtë e Kuq”.
Ai është shpallur trajneri më i mirë i muajit janar në kampionatin anglez. Ish-sulmuesit i ka mjaftuar pak më shumë se një muaj për të bërë më mirë se paraardhësit e tij. Zhoze Murinjo, Luis Van Gal dhe David Mojes u larguan nga Junajtid pa lënë gjurmë dhe i mbyllën eksperiencat e tyre pa u shpallur asnjë muaj si më të mirët.
Solskjaer ia ka dalë dhe tifozët e klubit të famshëm shpresojnë që ai dhe djemtë e tij të vazhdojnë në këtë mënyrë. Askush nuk besonte se Junajtid do të rikthehej në garën për një vend në Champions, ndërsa ky objektiv tashmë është vetëm dy pikë larg.
Mançesteri do të luajë nesër në transfertë përballë Fulhemit dhe Pogba me shokë janë gati të sigurojnë një tjetër trepikësh, me shpresën që Çelsi i vendit të katërt do të ndalet përballë Mançester Sitit në transfertë.
Ole Gunnar Solksjaer has been named Manager of the Month as Man Utd boss more times (1) than David Moyes, Louis van Gaal and José Mourinho combined (0).
One month, one win. ? pic.twitter.com/DCLJfWDcqB
— Squawka Football (@Squawka) February 8, 2019