VIDEO/ Shënoi 3 gola për 16 minuta, Palmeri shfaqet si ylli i ri i Chelsea-t

Chelsea e ka gjetur yllin e ri të skuadrës. Bëhet fjalë për Cole Palmerin. Sulmuesi anglez po shkëlqen përballë Evertonit, duke shënuar një “hat trick”. Futbollisti 21-vjeçar zhbllokoi rezultatin në minutën e 13 të takimit dhe në harkun kohor të 16 minutave shënoi edhe dy gola të tjerë.

Palmeri e dërgoi topin në rrjetë përkatësisht në minutën e 18 dhe të 29 të ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0 për Chelsea-n, teksa edhe Jackson-i shtoi emrin e tij në listën e golashënuesëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/