Kukësi-Partizani përfundoi me rezultatin 1-1 dhe në kampin verilindor janë të mërzitur. Kjo ndeshje solli edhe diskutime në lidhje me vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji. Dy ishin rastet që tërhoqën vëmendjen, penalltia e akorduar në favor të të kuqve dhe një tjetër rast i dyshimte në fundin e pjesës së parë, kur portieri Frashëri goditi Çinarin në një duel ajror.
Ditën e djeshme ishte trajneri i Kukësit, Ramadan Ndreu, ai cili deklaroi se penalltia në favor të Partizanit nuk ishte, ndërkohë që theksoi se Asani e kishte vjedhur 11-metërshin. Jo vetëm kaq, por krutani theksoi se sulmuesi i Partizanit e praktikon shpesh diçka të tillë.
Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ish-futbollisti Matko Djarmati lëshoi një batutë të goditur: “Nuk është kampionati shqiptar kaq i pastër, sa t’i themi një lojtari që ke vjedhur penallti”.