Moviola/ “Arbitri e ruajti disi Vllazninë”! Kartoni i kuq që nuk u akordua, ndërhyrja e Gurishtës ndaj Vilës

0

Vllaznia dhe Teuta u ndalën në barazimin pa gola teksa ishte drejtuar e gjithë vëmendja mediatike në këtë përballje. Dy ekipet që ishin pretendente për titull u dominuan nga frika për të mos e humbur ndeshjen. Sa i përket gjykimit, i vetmi moment i diskutueshëm ishte minuta e 69.

Gurishta do ta nxirrte Lorenco Vilën jashtë vijave të fushës me ndërhyrjen e gabuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Hamiti. Sipas specialistit të gjykimit në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Bujar Pregjës, arbitri e ka ruajtur disi Vllazninë në atë moment pasi duhej të jepej kartoni i kuq. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.