Heroi i mbrëmjes së sotme ishte padyshim Lukas Moura, me brazilianin që shënoi tripletë, duke çuar në finale Totenhemin. Pas ndeshjes, sulmuesi u shfaq mjaft i emociunar, teksa shprehet se nuk ishte vetëm ndeshja e tij.
Gjithashtu, Moura shtoi se pavarësisht performancës në pjesën e parë, në pushim e kuptuan se duhet të jepnin gjithçka dhe se ishte ndeshja e jetës.
“Jam shumë i lumtur. Është e pamundur të shpjegosh këto emocione. Nuk isha vetëm unë. I gjithë ekipi punoi, e theksoj nuk isha vetëm unë dhe nuk ishte vetëm ndeshja ime. Mendoj se nuk bëmë një pjesë të parë të keqe, por pësuam dy gola për pakujdesinë tonë. Në pjesën e dytë duhet të jepnim gjithçka, ishte ndeshja jonë e jetës. Futbolli është i pabesueshëm. Tani do luaj në finale. Është e gjitha për familjen timë, për miqtë mi.”