Ferdinand: Pa fjalë me atë që ndodhi, ju tregoj çfarë e ndryshoi ndeshjen!

Liverpul-Totenhem do të jetë finalja e këtij sezoni të UEFA Champions League, me “gjelat” që arritën një kualifikim të çmendur mbrëmjen e sotme.

Një koment për mrekullinë e Totenhem e dha edhe ish-mbrojtësi Rio Ferdinand, i cili foli për “BT Sport”. Sipas legjendës angleze, zëvendësimi i Jorentes ishte më i godituri dhe se ajo çfarë ndodhi sot të lë pa fjalë.

“Lukas Moura kishte tre raste dhe që të tre i çoi në rrjetë. Çdo gol i tij ishte i mrekullueshëm. Të lë pa fjalë ajo që ndodhi sot. Dy ekipe angleze që japin performanca të tilla. Të duhet zemër, dëshirë dhe mundim i madh. Futja në lojë e Jorentes ishte zëvendësimi më i mirë. E vuri shumë në vështirësi Blind, i cili nuk mundi t’ia dilte me të.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online