Zhoze Murinjo ishte i pranishëm në tribunë në sfidën gjysmëfinale të Uimbeldon mes Rafael Nadal dhe Roxher Federer. Pas përfundimit të ndeshjes, Mou u intervistua nga një gazetar i Sky Sport, ku u pyet për të ardhmen e tij.
“Nuk dua të flas për futboll, kam ardhur për të shijuar një sport tjetër. Nuk dua të komentoj”, tha fillimisht Murinjo kur gazetari e pyeti për një mendim në lidhje me zyrtarizimin e Frenk Lampard në krye të Çelsit. Më pas, tekniku portugez u pyet edhe për të ardhmen e tij.
“Jam i uritur t’i rikthehem futbollit. Po pres momentin e duhur, ekipin e duhur. Ekipi me të cilin do të vazhdoj aventurën e re duhet të ketë një ide dhe projekt të qartë. Më pëlqejnë sfidat, mund të drejtoj kudo”, u shpreh strategu.