Motrat e CR7 sulmojnë jurinë e “Topit të Artë”: Mafie, këlyshë k… !

Luka Modriç arriti të shpallej fituesi i Topit të Artë 2018, duke i dhënë fund dominancës së dyshes Mesi-Kristiano Ronaldo. Mesfushori i Real Madrid la pas tij portugezin e Juventusit dhe Antuan Grizman, duke u bërë kroati i parë, i cili fiton këtë çmim prestigjioz.

Shumë janë kënaqur dhe kanë qenë dakord me zgjedhjen e bërë, por ka dhe nga ata që janë kundër, madje nuk e kuptojnë një vendim të tillë.

Kristiano Ronaldo ishte një nga kandidatët kryesore, por 33-vjeçari nuk ia doli të fitonte çmimin për herë të gjashtë. Motrat e tij, Elma dhe Katia, kanë reaguar në rrjetet sociale. E para më e ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ndërsa e dyta e zhgënjyer, por më e përmbajtur. Të dyja kanë zgjedhur të njëjtën foto, ku shfaqet vëllai i tyre në një nga Topat e Artë të fituar.

ELMA – “Për fat të keq jetojmë në një botë të kalbur, mes mafies, parasë dhe këlyshëve të k… , por unë dhe njerëzit e tjerë nuk kemi parë gjë akoma. Pushteti i Zotit është më i madh se këto kalbësira. Zoti vonon, por nuk gabon.”

KATIA – “Futbollisti më i mirë në botë… për këdo që merr vesh nga futbolli, sigurisht. Jam e shqetësuar për të ardhmen e futbollit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online