Mark Markez ka triumfuar në Garën e Aragon të Spanjës në MotoGP, duke fituar duelin me Andrea Doviciozon e Dukatit. Italiani e mbylli garën i dyti, ndërsa në pod u ngjit dhe Andrea Ianone me Suzukin e tij. Pas tij u renditën Aleks Rins dhe Dani Pedroza, ndërsa Valentino Rosi, i cili u nis nga vendi i 18-të, e mbylli garën në vendin e tetë. Paraqitje e dobët e Jamahas, ku piloti tjetër i skuderisë japoneze, Maverik Vinales, e mbylli në vendin e 10-të.
Gara nisi keq për Horge Lorencon, i cili kishte siguruar “pole position” një ditë më parë. Spanjolli i Dukatit u rrëzua në xhiron e parë, duke i dhënë fund garës. 31-vjeçari u përplas keq në asfalt dhe u largua me ambulancë për të marrë shërbimet mjekësore.
Markez dueloi me Doviciozon dhe Janonen gjatë gjithë garës, por në fund triumfoi 25-vjeçari spanjoll, i cili thelloi diferencën me ndjekësit dhe tashmë ndodhet 72 pikë më shumë se Doviciozo, kur kanë mbetur dhe pesë gara deri në fund të kampionatit.
Renditja e përgjithshme
1 – Mark Markez (246 pikë)
2- Andrea Doviciozo (174 pikë)
3 – Valentino Rosi (159 pikë)
4 – Horge Lorenco (130 pikë)
5 – Maverik Vinales (130 pikë)
Another year, another @marcmarquez93 dance ?#AragonGP ?? pic.twitter.com/Uu7qfxdeEY
— MotoGP™??? (@MotoGP) September 23, 2018