Motivi i largimit të Champions League për Superligën Europiane? Fitime të pabesueshme, ndryshime drastike për klubet

Klubet më të fuqishme në Europë i kanë dhënë goditje të ashpër “Champions League” duke krijuar kompeticionin e ri, Superliga Europiane. Motivi? Qartësisht i dukshëm, vetëm paratë! Ekipet do të përfitojnë më tepër para në Superligë sesa në Champions League dhe kjo do të jetë mënyra e mirë për t’u shëruar pas goditjes së marrë nga pandemia.

Ekipi kampion në këtë kompeticionin më të rëndësishëm aktualisht fiton 120 milionë euro, ndërsa sipas informacioneve të dalë fituesi i Superligës do të arkëtoj 400 milionë euro. Një shifër kjo e pabesueshme dhe dukshëm shumë më tepër sesa Champions League.

Ekipet e mëdha në Europë do të kenë gjithashtu vendin e siguruar në këtë kompeticion dhe nuk do të kenë frikën e largimit në sezonin e ardhshëm. Për të vazhduar me fitimet më të lartë nga të drejtat televizive. Në Champions League vetëm një pjesë e parave nga e drejta televizive shkon te klubet, ndërsa në Superligën Europiane do të shkojnë të gjitha paratë.

Klubet themeluese, gjithsej 12, janë: Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham. Projekti përfshin formimin e një kampionati në të cilin do të marrin pjesë 20 klubet më të mira – 15 themelues dhe pesë klube që do të kualifikohen bazuar në rezultatet e sezonit të kaluar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online