Fiton zemrat e tifozëve, Ozil kundërshton hapur Superligën: Çfarë kuptimi ka të luhen ndeshje të forta në çdo javë?

Mesut Ozil ka kundërshtuar hapur Superligën Europiane që po përgatitet nga klubet më të mëdha. Një mundësi e mirë për to që të shtojnë fitimet e tyre, por nga ana tjetër për personat që dalin kundër këtij kompeticioni është përfundimi i futbollit. Arsyeja? Po e njëjta që ka sjellë edhe futbollisti i njohur, Mesut Ozil.

Ky i fundit i ka fituar edhe njëherë zemrat e tifozëve duke u shprehur se fëmijët rriten me ëndrrën për të fituar Botërorin dhe Ligën e Kampionëve, e jo Superligën. Gjithashtu me të drejtë lojtari i Fenerbaces shprehet se futbolli do të humbte kuptimin nëse do të kishim ndeshje të forta në çdo javë.

“Fëmijët rriten me ëndrrën për të fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve dhe jo Superligën. Kënaqësi e ndeshjeve të mëdha është vetëm kur ndodhin një herë në vit ose dy, jo çdo javë. Me të vërtetë e vështirë të kuptojmë për të gjithë tifozët”, shkruan Ozil. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online