MOSHAT | Partizani fiton derbin e madh, Tirana të voglin

0

Partizani ka marrë kryesimin në grupin A të të rinjve. Të kuqtë festuan sot në derbi me Tiranën e përforcuar me Muçin e Çelhakën që janë edhe pjesë të ekipit të parë. Muçi madje ka shënuar i pari për bardheblutë, por Xhika dhe Çela me penallti kanë përmbysur gjithçka.

Laçi ka pësuar humbjen e parë. Kurbinasit u mposhtën nga Akademia e Futbollit me rezultatin 4-2 dhe lëshuan kreun. Vllaznia nuk e ka falur Porton, teksa në transfertë i ka shënuar pesë gola. Ndeshja me më shumë gola ka qenë AAS-Internacional Tirana, që ka përfunduar me rezultatin 4-4.

U19 Kategoria Superiore – Java 4

Grupi A
Akademia e Futbollit-Laçi 4-2
Partizani-Tirana 2-1
Porto-Vllaznia 1-5
Akademia AAS – Internacional Tirana 4-4
Iliria-Shkëndija Tr. (Nesër)

Kreu është një “ekuacion”, pasi janë disa ekipe me pikë të barabarta. Ndeshja kryesore e kësaj jave ishte ajo mes Flamurtarit dhe Teutës, e luajtur të shtunën. Vlonjatët e fituan me rezultatin 1-0. Elbasani mori tre pikë në shtëpi me Tomorin, ndërkohë që sot u zhvilluan tre takimet e tjera.

Besa, që vjet pati probleme, ka kaluar me sukses Shkëndijën e Durrësit. Një gol ka vendosur fatet e këtij takimi. Luftëtari ndërkohë nuk fal në shtëpi. E ka pësuar Skënderbeu me rezultatin 3-1. Dinamo ka regjistruar fitoren më të thellë, teksa ka shënuar katër herë në portën e Pogradecit.

Grupi B
Shkëndija Dr. – Besa 0-1
Luftëtari – Skënderbeu 3-1
Dinamo-Pogradeci 4-0
Flamurtari-Teuta 1-0
Elbasani-Tomori 2-1


Tirana dhe Porto po bëjnë mirë deri më tani, teksa në katër javët e para nuk kanë pësuar humbje., Bardheblutë mposhtën sot në derbi Partizanin me rezultatin 1-2, ndërkohë që lezhjanët kishin një sfidë të vështirë me Vllazninë në shtëpi.

Porto triumfoi minimalisht 1-0 kundër shkodranëve dhe ndan kreun me Tiranën. Akademia e Futbollit nuk është kursyer kundër Laçit, që ka pësuar 10 gola sot. Dy sfidat e tjera, Kukësi-Internacional dhe Brians Shkëndija, kanë përfunduar barazim.

U17 Kategoria Superiore – Java 4

Grupi A
Akademia e Futbollit-Laçi 10-0
Partizani-Tirana 1-2
Porto-Vllaznia 1-0
Kukësi-Internacional Tirana 0-0
Brians-Shkëndija Tr. 1-1

Luftëtari në grupin B po bën ligjin. Katër ndeshje, katër fitore. E radhës ndaj Skënderbeut në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0. Ndjekin Flamurtari dhe Teuta, që u përballën mes tyre të shtunën. Vlonjatët fituan 2-1, duke i shkaktuar humbjen e parë durrsakëve.

Në të njëjtën ditë është luajtur edhe derbi Elbasani-SH.Pepa, që është fituar nga këta të fundit me rezultatin e thellë 1-5. Vetëm një ndeshje e këtij grupi është mbyllur në barazim. Dinamo dhe Pogradeci kanë shënuar nga dy herë, çka ka bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 2-1.

Grupi B
Shkëndija Dr.-Besa 1-3
Luftëtari-Skënderbeu 2-0
Dinamo-Pogradeci 2-2
Elbasani-SH.S Pepa 1-5
Flamurtari-Teuta 2-1

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.