Prej disa javësh në Turqi po prodhohen rezultate të çmendura sa i përket kampionatit elitar. Këtë herë ishte ndeshja ku si protagonist i pjesës së parë do të kthehej edhe Sokol Cikalleshi. Rizespori u përballë me Koniasporin, ndërsa sulmuesi shqiptar bëri gjithçka për të nxjerrë shokun e skuadrës përpara portës, Guilherme, që shënoi pas 6 minutash.
Në minutën e 12 Cikalleshi do të mendonte për të dyfishuar shifrat me një goditje të ftohtë që gjeti cepin e rrjetës. E teksa u mendua goleada për miqtë, historia ndryshoi tërësisht. Vendasit barazuan në pjesën e parë me anë të Djokovic dhe Michalak, që përkatësisht në minutat e 21 dhe 27 do të rikthenin ekuilibrin.
Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Remi, Samuido dhe autogoli i Demirbag që e përmbysi takimin në shifrat 5-2. Si për të ngushtuar diferencat mendoi Kravets në minutën e 86, por nuk mund të bëhej më tepër pasi fundja edhe çmenduria e ka një kufi. /Sport Ekspres/