VIDEO/ Në Shkodër vjen thirrja publike për Edi Ramën: Mjaft më! Të kthehen tifozët në stadiume

Lokalet hapur, palestrat e mbushura dhe grumbullime në sheshe të ndryshme pa asnjë masë për numrin e tyre. Por nëse bëhet fjalë për stadiumet, ato janë të kufizuara që të përdoren vetëm nga mbledhjet dhe mitingjet partiake. Virusi është më “dashamirës” me pjesën e politikës sesa me komunitetin e futbollit. Ky është i vetmi shpjegim “llogjik” që mund t’i japim kësaj situate, pasi në të kundërt nuk mund të kuptohet asgjë teksa shohim pushtimin e fushës së blertë nga karriget e shumta që popullojnë vendin e futbollit për mitingjet partiake.

E për këtë arsye, mbështetësi i njohur i Vllaznisë, Ermir Vajushi, i ka bërë thirrje Edi Ramës që të hapen stadiumet. “Dikur Braçe thoshte: “Shikoni pak se çfarë bëhet në Europë. I ka mbyllur gjithë Europa”. Në rregull, por Europa i mbylli stadiumet kur ishin mbyllur edhe lokalet, edhe palestrat. I mbylli në momentin kur ishin hapur vetëm nevojat jetike. Por tani situata ka ndryshuar. Gjithçka është hapur në këtë vend, por jo stadiumet që po popullohen nga tifozët politik.

Mjaft më! Ky është turp. Duhet të kthehen tifozët në stadiume dhe kjo duhet të nis menjëherë. Si një sportist duhet të tregosh dashamirësinë që ke ndaj këtij komuniteti për të lejuar sportdashësit. Nëse nuk e bën, tregon qartësisht se nuk e ke vëmendjen aspak te sporti dhe populli shqiptar”, thotë mes të tjerash Vajushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online