“Jeni ende në kohë që të largoheni zotërinj”, Ceferin jep edhe shansin e fundit: Futbolli do Atalantën dhe Dinamon e Zagrebit

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka dhënë edhe sinjalin e fundit për të gjithë ekipet që do të futen në Superligën Europiane. Më veçanërisht thirrja është për presidentët e ekipeve në “Premier League” pasi pjesa dërrmuese e klubeve i përket Anglisë.

“Zotërinj, po bëni gabim të madh. Disa do të thonë se është lakmi, të tjerë përbuzje, arrogancë, moskokëçarje ose injorancë e plotë e kulturës së futbollit në Angli. Në të vërtetë, nuk ka fare rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se ka ende kohë për të ndryshuar mendje.

Të gjithë bëjnë gabime në jetë. Tifozët anglezë meritojnë që ju të korrigjoni gabimet tuaja. Ata meritojnë respekt. UEFA dhe futbolli ka nevojë për Atalantën, Celtic, Rangers, Dinamo Zagreb dhe Galatasarai. Të gjithë duhet të kenë shanset e tyre. Ne na takon që ta mbajmë ëndrrën gjallë”, ka thënë Ceferin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online