“Mos nxitoni të nxirrni Tirana jashtë garës”, Nevil Dede: Kush largohet me 4 pikë fiton kampionatin

Kush do ta fitojë kampionatin këtë herë në Superiore? Një pyetje kjo e cila ka shumë enigmë si asnjëherë më parë, teksa janë shumë ekipe në garë. Nevil Dede i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” është shprehur se njerëzit nuk duhet të nxitohen për ta nxjerrë Tiranën nga gara e titullit.

“Kush shkëputet me 3-4 pikë në javët në vijim do ta fitojë kampionatit. Arsyeja është sepse mbaron faza e tretë dhe në të katërtën 6 ekipe dalin nga gara. Mos nxitoni ta nxirrni Tiranën nga gara sepse në rast se nuk humbet me Laçin mund të rikuperojë pikë. Dy ndeshjet e fundit të fazës së tretë janë me Apoloninë dhe Skënderbeun”, ka thënë Nevil Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online