Mori vendin e Armando Cungut dhe shkëlqeu në Europë, Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Laçit. Pas shkëlqimit në Europë ku kurbinasit eliminuan Craiovan dhe Podgoricën, ndërsa dolën me dinjitet edhe në përballjen ndaj Anderlehtit, ishte momenti për t’i dhënë duart teknikut 61-vjeçar që mori vendin e Armando Cungut te kurbinasit.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, drejtuesit e klubit nuk kanë rënë dakort me Duron për të rinovuar kontratën, duke zgjedhur që të ndajnë rrugët për të ardhmen. Kështu Duro lë një ekip që e krijoi dhe po i merrte frytet, ndërsa shihej si favoriti kryesor për të fituar titullin kampion në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *