“Le të mbetet sekreti im”! Myrto Uzuni ka fjalët që duhet t’i dëgjojë edhe Reja: Po kaloj formën më të mirë të jetës, himnin e Champions League…

Myrto Uzuni ka shënuar golin e parë në këtë kampionat sa i përket sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në përballjen e fituar mes përmbysjes në shifrat 4-1 ndaj Mezokovesd. Megjithatë ky nuk ishte goli i parë i këtij edicioni të ri për Uzunin që ka zbritur në fushë shumë herët, për të siguruar grupet e “Champions League”.

Ferencvaros është pranë arritjes së objektivit dhe do të ndeshet në “Play-Off” ndaj Young Boys. Në një intervistë të gjatë për “Nemzetisport”, Uzuni ka folur sa i përket këtij rrugëtimi dhe njëkohësisht shprehet: “Jam në formën më të mirë të jetës sime”. Gjithçka është e qartë edhe sa i përket Rejës para ndeshjeve të shtatorit. Fillimisht Myrto ka sqaruar punën e ekzekutimit të 11-metërshit. Pasi e humbi ndaj Zalgiris, u caktua Kharatin kundër Slavias së Pragës dhe Uzuni u rikthye sërish për ta goditur në kampionat.

“Ne të dy jemi për të goditur penalltinë. Por ndaj Slavis unë ndihesha i lodhur dhe nevojitet mendje e qetë nga 11-metrat. Ihor arriti ta shënonte, ishte i sigurt dhe e kaluam Slavian falë tij. Ndërsa ndaj Mezokovesd kisha besimin dhe forcën se do të shënoja. Nuk mund të tregoj sesi arrij t’i mposht portierët nga 11-metrat, le të mbetet sekreti im.

Unë jam në formën më të mirë të jetës sime. Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kam shënuar tre gola në ndeshjen në transfertë kundër Prishtinës, gjithashtu e kam gjetur golin në ndeshjen në shtëpi kundër Zalgiris dhe gjithashtu kam dhënë tre asistime deri më tani. Tani kam shënuar edhe një gol kundër Mez?kövesd në kampionat.

Ëndrra ime e fëmijërisë ishte të jem në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në kohën kur po flisja me drejtuesit e Ferencváros para afrimit tim në klub, Tamás Hajnal dhe unë biseduam rreth rrethit të grupit Champions disa herë. Theksova se nuk ka asnjë fjalë në fjalorin tim që është e pamundur, unë dua të luaj futboll në fazën e grupeve të Champions. Ne kemi shkruar histori vitin e kaluar, do të ishte mirë të vazhdonim historinë. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të qëndrosh atje në fushë dhe të dëgjosh himnin e Ligës së Kampionëve”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online