Luante gara me qen dhe skedina, trajneri që kërkon ta kalojë Zvezdën në rrugën drejt Tiranës

Trajneri Marijus Sumudica ka misionin e vështirë me Cluj për të kualifikuar në grupet e Europa League. Që të mbërrihet deri në këtë pikë kërkohet eliminimi i Crevena Zvezdës në “Play-Off”. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë Zvezda kalon në grupet e “Conference League” me qëllimin për të mbërritur në finalen e madhe që do të luhet në “Air Albania”.

Por historia e trajnerit të Cluj, Marijus Sumudica, është shumë e veçantë. Në vitin 2016 do të arrinte suksesin kur shpalli kampion në Rumani një ekip të vogël si Astra Giurgiu. Më pas do të eliminonte Ëest Ham nga “Europa League”. Arritjet e tij janë zbehur shpeshherë për shkakun e skandaleve të hapura.

Në fillim trajneri është kapur duke vendosur skedina dhe baste për ndeshjet që zhvillohen në Rumani. Sigurisht që kjo ishte e ndaluar dhe Sumudica mori dënim për gjashtë muaj dhe gjobë me 24.000 euro. Por sërish nuk do të hiqte dorë nga veset pasi vetëm pak muaj më vonë u kap duke vendosur baste në garat me qen dhe në ndeshjet e tenisit.

Kjo do të përbënte lajmin kryesor në mediat e Rumanisë, ndërsa trajneri u detyruar që të niste aventurë të re. Në kohën kur drejtonte në Arabinë Saudite, pas kritikave të shumta që po merrte në një ndeshje, iu kthye ashpër një tifozi duke e ftuar që të merrte vendin e tij pasi i dukej shumë e lehtë për të drejtuar. Por përkundëër shumë skandaleve, Sumudica ka sekretin e fitores dhe te Cluj janë të bindur se do ta eliminojnë Zvezdën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online